Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 49:3-11 Bibla Shqip (ALBB)

3. Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.

4. Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.

5. Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,

6. ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?

7. Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

8. sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,

9. për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.

10. Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.

11. Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë përgjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 49