14. Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.
15. Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)
16. Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,
17. sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.
18. Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),
19. ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.
20. Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.