Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 49:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,

2. qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.

3. Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.

4. Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.

5. Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,

6. ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?

7. Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

8. sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 49