Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 48:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

2. I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.

3. Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

4. Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkërisht,

5. por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

6. Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 48