Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 46:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

2. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,

3. dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryrjen e tij. (Sela)

4. Është një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.

5. Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.

6. Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.

7. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 46