Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 45:6-16 Bibla Shqip (ALBB)

6. Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.

7. Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.

8. Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloeje dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.

9. Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.

10. Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro popullin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,

11. dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.

12. Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.

13. Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.

14. Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.

15. Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.

16. Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 45