20. Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,
21. a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
22. Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.
23. Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe përgjithnjë.
24. Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?
25. Sepse shpirtrat tanë janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.
26. Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.