Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 44:17-24 Bibla Shqip (ALBB)

17. Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhtuar besëlidhjen tënde.

18. Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,

19. por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.

20. Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,

21. a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.

22. Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.

23. Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe përgjithnjë.

24. Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 44