Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 41:7-13 Bibla Shqip (ALBB)

7. Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,

8. duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".

9. Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.

10. Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj.

11. Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.

12. Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde përgjithnjë.

13. Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 41