Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 4:4-8 Bibla Shqip (ALBB)

4. Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)

5. Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.

6. Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.

7. Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndiejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.

8. Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 4