Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 37:3-11 Bibla Shqip (ALBB)

3. Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.

4. Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.

5. Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

6. Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.

7. Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.

8. Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.

9. Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.

10. Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.

11. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 37