Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 37:10-18 Bibla Shqip (ALBB)

10. Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.

11. Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.

12. I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.

13. Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.

14. Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.

15. Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.

16. Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.

17. Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.

18. Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 37