1. O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.
2. Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.
3. Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".
4. Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.
5. U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.
6. Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.