12. Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.
13. Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.
14. Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".
15. Ditët e mia janë në dorën tënde; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.
16. Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.
17. O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.
18. Mbetshin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mendjemadhësi dhe përçmim.
19. Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!
20. Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.
21. Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar.
22. Kurse unë, në hutimin tim, thosha: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.