Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 31:11-22 Bibla Shqip (ALBB)

11. Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmerr për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.

12. Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.

13. Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.

14. Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".

15. Ditët e mia janë në dorën tënde; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.

16. Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.

17. O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.

18. Mbetshin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mendjemadhësi dhe përçmim.

19. Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!

20. Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.

21. Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar.

22. Kurse unë, në hutimin tim, thosha: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 31