5. Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.
6. I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.
7. Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.
8. Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.
9. Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.