Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 26:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.

2. Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

3. Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.

4. Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.

5. Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.

6. Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 26