Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 22:25-31 Bibla Shqip (ALBB)

25. Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.

26. Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.

27. Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.

28. Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.

29. Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.

30. Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.

31. Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 22