Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 22:11-23 Bibla Shqip (ALBB)

11. Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.

12. Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;

13. ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.

14. Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.

15. Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.

16. Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.

17. Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.

18. Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.

19. Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.

20. Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit.

21. Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje.

22. Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.

23. Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 22