Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 21:4-12 Bibla Shqip (ALBB)

4. Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

5. E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

6. sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

7. Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.

8. Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.

9. Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë.

10. Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,

11. sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin.

12. Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 21