Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 20:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Zoti të dhëntë përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbrojttë me siguri lart.

2. Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

3. Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë holokaustin tënd. (Sela)

4. Të dhëntë atë që zemra jote dëshiron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

5. Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamurët tanë në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 20