Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 18:9-19 Bibla Shqip (ALBB)

9. Ai i uli qiejt dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;

10. i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.

11. Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.

12. Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, breshër dhe thëngjij.

13. Zoti gjëmoi në qiejt dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

14. Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.

15. Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

16. Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.

17. Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.

18. Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,

19. dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 18