16. Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.
17. Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.
18. Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,
19. dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.
20. Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,
21. sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,
22. sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.
23. Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.
24. Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.
25. Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.
26. Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,
27. sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;
28. ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,
29. sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.