Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 148:8-14 Bibla Shqip (ALBB)

8. zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhrat e tij,

9. mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe cedra;

10. ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

11. ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

12. të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

13. Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejt.

14. Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 148