Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 145:11-21 Bibla Shqip (ALBB)

11. Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

12. për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

13. Mbretëria jote është një mbretëri përjetë dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

14. Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

15. Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

16. Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.

17. Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.

18. Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

19. Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.

20. Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.

21. Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qenie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 145