Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 144:13-15 Bibla Shqip (ALBB)

13. Hambarët tanë qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetëra mijëra në fushat tona;

14. qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona.

15. Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 144