Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 139:9-15 Bibla Shqip (ALBB)

9. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

10. edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

11. Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

12. terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

13. Po, ti ke formuar të përbrendshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës sime.

14. Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

15. Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 139