Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 139:16-20 Bibla Shqip (ALBB)

16. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

17. Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

18. Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

19. Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

20. Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 139