Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 137:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;

2. mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.

3. Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".

4. Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?

5. Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

6. m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

7. Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thoshin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 137