12. Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.
13. O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.
14. Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.
15. Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;
16. kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,
17. kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.
18. Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.
19. Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.
20. Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.
21. Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.