Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 130:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Nga vende të thella unë të këlthas ty, o Zot.

2. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

3. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

4. Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

5. Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

6. Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

7. O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë.

8. Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 130