1. Nga vende të thella unë të këlthas ty, o Zot.
2. O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.
3. Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?
4. Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.