Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 127:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruajnë rojet.

2. Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.

3. Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.

4. Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.

5. Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 127