Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 124:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

2. "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

3. ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zemërimi i tyre kundër nesh;

4. atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

5. atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

6. Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

7. Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

8. Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 124