Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 123:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejt.

2. Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë derisa ai të ketë mëshirë për ne.

3. Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.

4. Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 123