52. Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.
53. Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.
54. Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegtimit tim.
55. O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.
56. Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.
57. Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.
58. Të jam lutur shumë, me gjithë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.
59. Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhrave të tua.
60. Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.
61. Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.
62. Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.
63. Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.
64. O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.