Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 119:5-18 Bibla Shqip (ALBB)

5. Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.

6. Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

7. Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

8. Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.

9. Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

10. Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.

11. E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

12. Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.

13. Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.

14. Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.

15. Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.

16. Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.

17. Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.

18. Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 119