Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 119:161-176 Bibla Shqip (ALBB)

161. Princat më përndjekin pa arsye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.

162. Unë ndiej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.

163. Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.

164. Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.

165. Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.

166. O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.

167. Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.

168. Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.

169. Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

170. Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.

171. Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.

172. Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.

173. Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.

174. Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.

175. Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.

176. Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 119