Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 118:8-17 Bibla Shqip (ALBB)

8. Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.

9. Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.

10. Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.

11. Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

12. Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

13. Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.

14. Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

15. Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

16. E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

17. Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 118