Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 118:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

2. Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".

3. Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".

4. Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhembshuria e tij vazhdon përjetë".

5. Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.

6. Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?

7. Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.

8. Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 118