Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 116:4-15 Bibla Shqip (ALBB)

4. Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

5. Zoti është i dhembshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

6. Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

7. Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

8. Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

9. Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

10. Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

11. dhe thosha gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

12. Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

13. Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

14. Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

15. Është e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 116