Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 116:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

2. Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

3. Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.

4. Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

5. Zoti është i dhembshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

6. Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 116