Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 115:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

2. Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".

3. Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.

4. Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.

5. kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

6. kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,

7. kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.

8. Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 115