Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 114:1-8 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,

2. Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

3. Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.

4. Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

5. Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?

6. Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

7. Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,

8. që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 114