Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 112:1-10 Bibla Shqip (ALBB)

1. Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.

2. Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.

3. Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

4. Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhembshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.

5. Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhembshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,

6. sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.

7. Ai nuk do t'u trembet lajmeve të këqija; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.

8. Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, derisa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.

9. Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.

10. I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 112