Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 111:1-9 Bibla Shqip (ALBB)

1. Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

2. Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.

3. Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

4. Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhembshur dhe plot mëshirë.

5. Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.

6. Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.

7. Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,

8. të patundura përjetë, përgjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.

9. Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 111