Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 11:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?

2. Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.

3. Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?

4. Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejt; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,

5. Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.

6. Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.

7. Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 11