8. Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.
9. Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.
10. U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.
11. Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajt i vjedhshin frytin e mundit të tij.
12. Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.
13. U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.
14. U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.
15. U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.
16. Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhembshuri, por e ka përndjekur të varfrin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer derisa t'u shkaktonte vdekjen.
17. Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.
18. Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobë, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;
19. Qoftë për të si një rrobë që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.
20. Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.
21. Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhembshurinë dhe mirësinë tënde,