Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 109:4-22 Bibla Shqip (ALBB)

4. Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

5. Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

6. Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

7. Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.

8. Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

9. Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.

10. U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.

11. Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajt i vjedhshin frytin e mundit të tij.

12. Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.

13. U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.

14. U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.

15. U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.

16. Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhembshuri, por e ka përndjekur të varfrin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer derisa t'u shkaktonte vdekjen.

17. Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

18. Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobë, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

19. Qoftë për të si një rrobë që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.

20. Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.

21. Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhembshurinë dhe mirësinë tënde,

22. sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 109