Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 109:27-31 Bibla Shqip (ALBB)

27. dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.

28. Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.

29. U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,

30. Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

31. sepse ai rri në të djathtë të të varfrit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 109